Orët e fundit të afatit kalimtar veror, gjithmonë kanë dhuruar befasi e qe besa edhe transferime apo largime të papritshme.

Një gjë të tillë mund të përjetojë edhe shqiptari  Kristjan Asllanin. Mesfushori i Interit mund ta shikojë veten në fund të ditës te Sassuolo, pasi mes dy klubeve ka një marrëveshje shkëmbimi, përcjell Korneri.net

Asllani mund të shkoj te Sassuolo, kurse në drejtim të Interit francezi Maxime Lopez. Agjenti Pini Zahavi i ka ofruar Interit 25-vjeçarin francez, i cili edhe pse nuk është mesfushori me fizikun që do t’i duhej Simone Inzaghit, do të ishte më shumë një operacion komoditeti për gatishmërinë e klubit emilian për huazimin. Sassuolo  sipas “La Gazzetta dello Sport”, është vërtet gati për një shkëmbim të francezit me një lojtar të Interit, dhe skuadra simpatike italiane e do vetëm shqiptarit Asllani. /Korneri.net

Artikulli paraprakCancelo mbetet në aeroport, nuk niset drejtë Barcelonës!
Artikulli tjetërLista e Dardanëve për dy ndeshjet kualifikuese, shumë emra të rinj, por edhe…