Nuk do të ketë transferim të bujshëm të holandezit Virgil van Dijk nga Southampton te Liverpool për rekord 60 milionë funte. Pasi oferta e Liverpool nuk ishte zyrtare dhe krejt këto ishin spekulime dhe gënjeshtra pas së cilës Southampton dërgoj ankesë në FA, zyrtarët e Liverpool, dërguan një letër duke i kërkuar ndjesë klubit nga bregdeti jugur dhe zyrtarisht ka tërhequr interesimin për lojtarin.
Tash, pas gjithë kësaj rrëmuje, Man.City dhe Chelsea do të futen në garë për shërbimet e mbrojtësit që konsiderohet më i miri në Angli. /Korneri.net

Artikulli paraprakInteresante: Skuadra e Berishës, Balajt dhe Roshit ndërron emrin
Artikulli tjetërDani Alves “kërrcënon” kampionët e Italisë