Një barazim që nuk i ka konvenuar aspak skuadrës së Arsene Wenger.

Një tjetër paraqitje e dobët e Arsenalit që u desht të vraponte pas rezultatit për gati 80 minuta pasi Southampton shënoi gol të hershëm me golin që e shënoi Charlie Austin. Nga ky moment Arsenali pati më shumë në posedim topin, por loja nuk ishte shumë e mirë sepse kaloi në monotoni kur vendasit u kthyen krejtësisht mbrapa dhe tentonin diçka më shumë pas kundërsulmeve.
Shpëtimtari i “togjinjëve” edhe këtë herë ishte francezi Olivier Giroudn që e barazoi rezultatin me një gol të shënuar me kokë. Me këtë barazim Arsenali mbetet afër zonës Champions League, por për titull nuk guxon askush as të flet. /Korneri.net

Artikulli paraprakMoti i egër ‘pushton’ Europën, shtyhen dy ndeshje në kampionatin e njohur
Artikulli tjetërGaliani hakmerret ndaj Milanit, pakt me presidentin e Realit për…