“Galaktika” e Real Madridit mbrëmjen e së dielës konfirmoi edhe më tepër yllin e vet të ri, Marco Asensio.

Djaloshi i preferuar i teknikut Zinedine Zidane shkëlqeu me performancën e tij në ndeshjen e parë të La Ligës në sezonin e ri, atë kundër Real Sociedadit. Mesfushori shënoi një gol spektakolar në fitoren 3-0, teksa Gareth Bale, lideri aktual i skuadrës madrilene, e nisi kampionatin me një dopietë.

Pas ndeshjes, francezi Zizu u shpreh se i dhemb koka kur bën formacionin, sepse skuadra e tij është thjesht e mbingarkuar me lojtarë të klasit botëror.

Artikulli paraprakStatistikat e javës së parë në Superligë
Artikulli tjetërInter e nisi keq: Kështu e arsyeton humbjen De Boer