Te Reali në këtë fillim sezoni mund të jetë larguar Alvaro Morata apo James Rodriguez, por Zidane është i qetë pasi ka në skaudër një super talent si Marco Asensio.

Në të gjitha kompeticionet ku ka marr pjesë, ai ka treguar se jo vetëm di të luajë mirë, por dhe të shënojë, ashtu siç bëri edhe në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”.

Reali ia rrëmbeu këtë talent Barcelonës për 3.5 milionë , por ai ngjiti shumë shpejt hapat në karrierën e tij, edhe pse është vetëm 20 vjeç.

La Liga, Champions, Kupa e Mbretit apo dy Superkupat… Talenti i Realit shënon gjithmonë, sa herë i jepet mundësia të debutojë në një kompeticion. E fundit ishte perla në tempullin katalanas ndaj Barcelonës, që i jep galaktikëve supremacinë për trofeun e radhës.

Një paralele të ngjashme me Asension mund të hiqet edhe me talentin anglez Markus Rashford. Sulmuesi shënoi në Europë, në Premier League, në derbin e Mançesterit dhe në FA Cup ndaj Ëest Ham, madje edhe në debutimin me kombëtaren angleze, në sfidën me Australinë.

Artikulli paraprakFansat e Realit protestë në minutën e 7-të të ndeshjes së kthimit ndaj Barçës
Artikulli tjetërSulmon menaxheri: Lazio nuk investon te Keita