Sassuolo e humbet për shkak të lëndimit Domenico Berardin.

“Testet e kryera kanë treguar një tërheqje në përkulësit e kofshës së djathtë” – lexon një shënim nga klubit italian dhe për këtë arsye ai nuk do të udhëtojë drejt Torinos të dielën, përcjell Korneri.net

Lojtari menjëherë ka filluar trajtime dhe terapi specifike dhe do të monitorohet çdo javë. Për momentin nuk dihet se sa do të zgjatë mungesa e tij, por pa asnjë dyshimë shtë hendikep i madh për Sassuolon mosloja e tij.

Është interesant të theksohet se edhe vitin e kaluar pikërisht në Torino, Sassuolo luajti pa Berardin e lënduar, por vitin që shkoi ata nxorrën një pikë duke luajtur 2-2. /Korneri.net

Artikulli paraprakKreshnik Uka dhe Dardan Rogova, përforcojnë Drenicën!
Artikulli tjetërPërforcim i madh i Ponte Prizrenit