Rriten eksitimi dhe emicionet përpara finales së Ligës së Kampionëve në mes Real Madrid dhe Liverpoolit.

Ndeshja finale zhvillohet me 26 maj në Kiev, ku kërkohet titulli i Evropës që për Real Madridin do të ishte i 13-ti, apo i treti më radhë sukses të cilin nuk e ka arritur askush më parë dhe Liverpool që e kërkon të gjashtin në histori, shkruan Korneri.net

Klopp përballë Zidane, Salah përvallë Ronaldos.
E gjithë kjo është duke na pritur në Ukrainë.

Shumë njerëz, futbollistë dhe trajnerë e parashikojnë rezultatin e finales, kurse të njëjtin e ka bërë edhe ish-përzgjedhësi i Spanjës Vicente Del Bosque i cili ka deklaruar se “Reds” nuk kanë gjasë të bëjnë shumë në finale.

“Reali ka një ekip të madh, i cili është aktualisht më i miri në Evropë. Megjithatë, këtë duhet ta konfirmojë të shtunën. Unë personalisht besoj se Reali në fund ka për të festuar me rezultat 4: 1,” tha njeriu që me gjigandin madrilien dhe evropian e kiushte fituar dy herë Champions League ,e Realin, pastaj botërorin dhe evropianin me Spanjën.

Gjithashtu, Del Bosque nuk pretendon asnjë lojtar Liverpool, por edhe Salah, nuk do të përmirësonte ekipin e Real Madridit …

“Unë nuk mund ta gjejë asnjë lojtar të Liverpoolit që do të përmirësonte apo përforconte Realin. Edhe Salah nuk do të kishte asnjë vend në përbërjen e parë. Nga ana tjetër, Gareth Bale dhe Karim Benzema janë shumë të mirë. Është e vërtetë se Benzema nganjëherë ftohët, por shpejt zgjohet dhe luan ndeshje të madhe. Sigurisht , të gjithë ata Cristiano Ronaldo e bën lojtarë më të mirë. Gjithashtu, Ronaldo, Bale, Benzema, Asensio dhe Lucas Vasquez janë më të mirë, ose të paktën po aq të mirë sa Salah në këtë moment “, përfundoi spanjolli i cili sa ishte në krye të Realit nga viti 1999 deri më 2003 i kishte fituar 8 trofe, prej tyre dy Liga të Kampionëve në vitet 2000 ndaj Valencias (3:0) dhe dy vite më vonë ndaj Bayer Leverkusen (2:1). /Korneri.net

Artikulli paraprakNë bisedime me Feronikelin, por ende ka punë me Llapin
Artikulli tjetër“Skifterat” diss “Intelektualëve: Jasha Mentalitet [VIDEO]