Roma mbyll edhe blerjen e dytë të sesionit të afatit kalimtar veror.
Pas nënshkrimit të Houssem Aouar, sot është dita e Evan N’Dicka i cili ka mbërritur në kryeqytetin italian dhe ka zbritur në aeroportin Ciampino rreth orës 12.15, shkruan Korneri.net
Me kontratën e tij që i skadon në fund të qershorit me Eintracht Frankfurt, qendërmbrojtësi franko-b.fildishtë i lindur në vitin 1999, kalon te Roma si transferim i lirë dhe, pas vizitave mjekësore, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2028, me një pagë prej rreth 3.5 milionë euro neto në vit.

Lojtarin në fjalë e kërkuan shumë klube evropiane, kurse në Itali ishte Milan mjaftë shumë i interesuar, mirëpo Jose Mourinho, ishte ura lidhëse. /Korneri.net