Inter i ri, me rezultate të vjetra. As ardhja e trajnerit holandez Frank De Boer, nuk sjelli asgjë në klub pasi që në ndeshjen e parë neroaxurët humbës 2-0 nga Chievo, që vazhdon të jetë kundërshtari më i vështirë i Interit nga skuadrat e vogla italiane.
Ish anëtari i Milanos, Valter Birsa i shënoi të dy golat e ndeshjes dhe për çudi një majtak i realizoi golat me këmbën e djathtë.
Belgu Dries Mertens e shpëtoi Napolit që në start të edicionit pasi Pescara kishte epërsinë prej 2-0, me golat e Ahmad Banali dje Gianluca Caprari. Vendasit sikur menduan se kryen punë, por shumë shpejt Mertens e barazoi rezultatin edhe pse Napoli ka mundur të fitonte krejt ndeshjen.
Lazio fitoi spektaklin 3-4 te Atalanta, ndërsa Genoa mposhti 3-1 Cagliarin. Fitore në udhëtiom shënoi Sassuolo ndaj Palermos 0-1, dhe me të njëjtin rezultat fitoi Sampdoria te Empoli si dhe Bologna që mposhti 1-0 Crotonen.