Kurrë nuk ka qenë më i dobët dhe më i pashikuar basketbolli Kosovar se sivjet.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, të pranishëm në palestrën e sporteve në kryqytet nuk ishin më shumë se 30 shikues, shkruan Korneri.net
Derisa interesimi është kaq i ulët, apo më i vogli në vendin tonë në 19 vitet e fundit, atëherë është tregues real i cilësisë së vet kësaj loje në këtë edicion garash.
Sigal Prishtina e fitoi ndedhjen e parë me rezultat 84:76, dhe fal periudhës së dytë e cila i takoi vendasve 28:13, dhe praktikisht në pushim shkuan me +11 pikë dallim 42:31, dhe këtë epërsi e ruajti deri në fund.
Më meritorët në këtë fitore ishin, Edmond Azemi me 22 pikë, Granit Rugova me 18 dhe Alban Veseli me 16 pikë e 7 kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Leonard Mekaj me 22 pikë, Michael Harmon me 17 dhe Marvin Smith me 14.
Ndeshja e dytë luhet të shtunën me fillim nga ora 18.30, sërish në Prishtinë. /Korneri.net