Ish-sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani po kthehet në shtëpi.

Magani i cili më herët ishte pjesë edhe i Lirisë dhe Feronikelit, përkundër ofertave që kishte nga tri skuadra kosovare, megjithatë ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe të jetë më afër familjes, shkruan Korneri.net

Ai redaksisë tonë i tregoi për skuadrën e tij të re me të cilën është në bisedime, edhe pse ende nuk është asgjë zyrtare, por është në rrugë të mirë që të dakordohet. Bëhet fjalë për skuadrën e Kategorisë  së parë grupi A, KS Egnatia, me të cilën ka mbetur të diskutojë vetëm edhe disa detaje të vogla para se të nënshkruaj kontratë. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga edicioni 2020/2021 pritet që klubi të filloj gara edhe me ekipën FC “Ballkani B”
Artikulli tjetërNapoli po e shet tashmë Koulibalyn që nuk është si dikur, për supermbrojësin brazilian