Ka qëndruar për herë të fundit në Camp Nou si lojtar i Barcelonas.

Mesfushori brazilian Arthur Melo,  nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e gjigantit italian Juventus, pas martrëveshjes që realizuan dy klubet javët e kaluara me një shkëmbim të çuditshëm me Pjanic, i cili është shtatë vjet më i vjetër se Arthur, përcjell Korneri.net

Braziliani në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Camp Nou, nuk u inkuadrua fare në lojë pasi tashmë edhe trajneri Setien e ka të qartë se nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, kurse lojtari nga depresioni i madh, ndeshjes pa shikues dhe rezultatit dëshpërues që vinte nga Madridi, nuk kishte çfarë të bënte tjetër veç se mërzija e madhe, ishte për duke fjet në shkallët e stadiumit, moment që u kap nga kamerat televizive. /Korneri.net

Artikulli paraprakSi do të ishte renditja në Serie A post-koronavirus
Artikulli tjetërMessi lëshon alarmin Champions: “Nëse luajmë kështu, do të humbim nga Napoli”