Mesjavë europiane, por diçka e tillë nuk mund të thuhet për Arsenalin e Mikel Artetës, që pas 25 vitesh, në një mesjavë të tillë thjeshtë do të stërvitet normalisht, pa asnjë angazhim në arenën europiane. Tingellon disi e çuditshme, por është e vërtetw, Arsenali ne ditët europiane thjeshtë do të stërvitet.

Nje shkëputje e tillë i rri mirë teknikut dhe skuadrës në disa aspekte. Arsenali nuk do të ketë një ngarkesë si rivalët dhe do të ketë më shumë kohë për të punuar me lojtarët. Gjithësesi, skuadra ka gabuar shumë në nisje të sezonit të ri, aq sa në 4 javë ka vetëm 1 fitore dhe 1 gol të shënuar. Në një intervistë edhe Van Persie la të kuptohet se tekniku spanjoll ka një avantazh të cilin duhet ta shfrytezojë në maksimum dhe sipas holandezit skuadra më mirë që nuk është në ligat e Europës përderisa nuk është ende.

.

Mos kualifiikimi në Kupat e Europës me patjetër që ka edhe shumë anë negative dhe më kryesorja është ajo e aspektit financiar. Në 2018-2019 kur “Topcinjtë” arritën në finalen e Ligës së Europës, klubi arkëtoi 34 milion paund, por përsëri Arsenali nuk ishte në gjëndje të rivalizonte me emra si Liverpool, Tottenham apo Manchester City.

Gjithashtu lojtarët e rinj do të gjejn më pak hapësira në skuadeën e parë, sepse tashmë nga mungesa e ngarkeses, titullarët pothuajse nuk do të ndryshojnë dhe kjo mund të ndikojë në moralin e tyre. Në ishull pikëpyetjet mbi spanjollin janë shtuar dhe të gjithë kanë dyshime nëse spanjolli do të jetë në gjendje për të rikthyer skuadrën përsëri në shinat e duhura dhe nëse diçka e tillë nuk ndodh së shpejti, fundi i aventurës në Londër për Artetën mund të jetë shumë afër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here