Arsenali po mundohet të bëjë çmos në mënyrë që t’i ndal dy lojtarët më të mirë që i ka edhe për edicionet e ardhshme pasi emrat e tyre po përmenden mjaftë shumë si lojtarë që pritet të largohen. Fjala është për mesfushorin Mesut Ozil e sidomos sulmuesi Alexis Sanchez, shkruan Korneri.net.

Pas mbledhjes së mbajtur në klubin londinez ku ishin të përfshirë të gjithë zyrtarët e lartë dhe trajneri Wenger, është biseduar shumë për këta dy futbollistëve të cilëve u janë ofruar paga më të larta në mënyrë që të mbeten në Emirates.
Së bashku për dy këta lojtarë, Arsenali do të harxhojë 30 milionë funte në vit, ndërsa tash pritet përgjigja e tyre.
Për Sanchezin po flitet ende se e ka kryer punën me Bayern Munchen. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa çfarë pune bënte Gabriel Jesus para Kupës së Botës në vitin 2014? (FOTO)
Artikulli tjetërZyrtare: Thomas Tuchel largohet nga Dortmundi