Arsenali është zhgënjimi i madh i kësaj pjese të parë të kampionatit anglez dhe po shikon në tregun e transferimeve të janarit për t’u përpjekur të ndryshojë kursin.

Humbjet e një pas njëshme dhe pozita aktuale në tabelë (vetëm 4 pikë larg zonës së kuqe), dhe eliminimi i mbrëmshëm nga EFL Cup, bëri që zyrtarët e klubit të kërkojnë përforcime jo shumë të shtrenjta pasi edhe kriza e madhe financiare e limiton investimin sidomos gjatë afatit dimëror, përcjell Korneri.net

Sipas mediave angleze, Arteta po e fton mesfushorin danez Christian Eriksen, të cilin e sheh si përforcim të madh dhe një ndihmë në lojën e skuadrës së tij që e ka humbur identitetin.

Inter nuk dihet a është i gatshëm të negociojë për një çmim më të vogël se 20-25 milionë, andaj londinezët duhet t’i bëjnë mirë llogaritë e tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakKoeman: Messi është i lumtur te Barca, ja pse e ndryshova skemën
Artikulli tjetërMan.United realizon dy transferime për afatin e dimrit