Arsenal ka arritur të fitojë vetëm në fund të ndeshjes me golin e Olivier Giroud në fund të takimit. Pritej të ishte një sfidë delikate për të besuarit e Arsene Wenger dhe trajneri francez nuk ka rrezikuar duke futur në fushë formacionin e dytë dhe vetëm një qendërmbrojtës të mirëfilltë.

Megjithëse Arsenal kontrolloi ndeshjen për shumicën e kohës, rastet më të mira për të shënuar i kishin vendasit me anë të kundërsulmeve mjaft të rrezikshme por as ata nuk arritën t’i shfrytëzonin më mirë rastet e krijuara.

Ndërsa nga vizitorët ra në sy paraqitja e mirë e Wilshere por pjesa tjetër e skuadrës u paraqit nën nivelin e duhur dhe mbase barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes së tretë të fazës së grupeve të Europa League. Arsenal ruan vendin e parë të grupit H, me Crvena që ndodhet në vend të dytë dhe do të luftojë me BATE për një vend në fazën elimintarore.

Ndërkohë Lazio ka treguar edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon duke mundur Nice brenda në Allianz Riviera të Francës me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje mjaft e bukur për t’u parë nga asnjanësit teksa sfida ishte e ashpër dhe nuk munguan as golat.

Ndeshja nisi mirë për vendasit me golin e Balotelli-t që në minutat e para por Lazio barazoi vetëm një minutë më pas me Caicedo. Më pas dy golat e fitore u shënuan në pjesën e dytë me anë të Milinkivic-Savic, i cili përgatiti edhe golin e parë duke u bërë kështu lojtari i ndeshjes. Me këtë fitore Lazio ngjitet në vend të parë me 9 pikë të plota nga tre ndeshjet e para të Europa League.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan – AEK i Athinës
Artikulli tjetërPak u pa në “Elbesan Arena”, Skënerbeu barazoi me serbët