Arsenal dëshiron të forcojë mesfushën në janar, dhe menaxheri Mikel Arteta ka gjetur lojtarin e duhur në Sevilla.

Mediat angleze shkruajnë se bëhet fjalë për 26-vjeçarin Joan Jordan, i cili arriti në klubin nga Andalusia më 2019 nga Eibar. Luan si mesfushor qendror dhe vlerësohet në 20 milionë euro me vlerë tregu sipas Transfermarkt, përcjell Korneri.net

Jordan ka një klauzolë dëmshpërblimi prej 60 milionë €

Sidoqoftë, kontrata e tij me Sevillan i skadon në vitin 2023 dhe përmban një klauzolë sipas së cilës një lojtar mund të largohet nëse klubi i interesuar i paguan atij 60 milionë euro kompensim.

Megjithatë, Sevilla është i gatshëm të dëgjojnë ofertat edhe nën pretendimin e tyre të kompensimit dhe thuhet se mund  të pranojnë ofertën 35 milionë euro, aq sa Arsenal synon të ofrojë.

Arsenali, i cili është i 15-ti në Premier League, do të ketë një përforcim të shkëlqyeshëm në mesfushë, ku Granit Xhaka dhe Dani Ceballos janë nën kritika të mëdha, dhe i sapoardhuri Thomas Partey po lufton me lëndime. /Korneri.net

Artikulli paraprakBrazilian Brides Companies
Artikulli tjetërReal Madridi ka paralajmëruar janar shumë të qetë!!!