Ndeshja e raundit të dytë të grupit A të Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe PSV-së, e cila do të luhej të enjten në orën 21:00, është shtyrë për shkak të mungesës së personelit policor në Londër për të siguruar ndeshjen.

Policia e Londrës është e zënë me organizimin e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën e ardhshme , dhe në ditët para varrimit, ata duhet të sigurojë një sërë ngjarjesh që lidhen me funeralin, përcjell Korneri.net

Forca nga qytete të tjera angleze po vijnë në ndihmë të policisë londineze, por nuk do të mjaftojnë për të organizuar ndeshjen mes Arsenalit dhe PSV-së. Premier League u ndërpre fundjavën e kaluar pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës, por do të rifillojë fundjavën e ardhshme.

Mirëpo, për të njëjtën arsye për të cilën u shty ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së, mund të shtyhet edhe derbi ndërmjet Chelsea dhe Liverpool, i planifikuar për të dielën në orën 17:30. Mediat angleze shkruajnë se me gjasë do të shtyhet edhe kjo ndeshje si ajo mes Brentfordit dhe Arsenalit dhe Tottenham-Leicester. /Korneri.net

Artikulli paraprakRomano: Leipzig refuzoi ofertën e Chelseat për Gvardiol sepse ai pret një klub tjetër
Artikulli tjetërRekordi i brazilianit të Realit, tani vlen 100 milionë