Retë e zeza e kishin kapluar Arsenalin në edicionine sapo përfunduar në Premier League, pasi ëpr herë të parë pas 20 vitesh skuadra nga Londra veriore nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve, dhe padyshim se në rast të triumfit eventual në finalen e FA Cup përballë kampionit Chelsea, do të kthehej shkëlqimi dhe dielli te Arsene Wenger dhe lojtarët e tij, shkruan Korneri.net.

Të shpëtohet një stinor i dështuar për Arsenalin, “togjinjëve” i duhet fitorja me çdo kusht ndaj bluve në mënyrë që të qetësohet tifozët jashtëzakonisht të frustruar të cilët përveç që në disa ndeshje as nuk shkonin në stadiumin Emirates, ata gjatë tërë kohës kanë kërkuar nga zyrtarët e klubit shkarkimin e fajtorit të këtij mossuksesi, Arsene Wenger.

Edhe pse në fytyrat e zymta të lojtarëve të Arsenalit shihej një buzëqeshje në stërvitjen e fundit të zhvilluar para ndeshjes e cila luhet të shtunën nga ora 18.30, ajo që ra në sy në këtë trening të lehtë ishte “sulmuesi në largim” Alexis Sanchez i cili për disa minuta luajti rolin e portierit, kurse në disponim të mirë ishte edhe Granit Xhaka. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Valencia merr vendim të pritshëm
Artikulli tjetërZyrtare: Gattuso trajner te Milani