Arsenali ka arritur të mposhtë Chelsean në finale të FA Cup, për ta fituar këtë titull.

Alexis Sanchez kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e katërt.

Në minutën e 68 Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Moses mori kartonin e dytë të verdhë.

Por, përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë kampioni i Anglisë arriti të barazojë shifrat përmes sulmuesit Diego Costa, që realizoi në minutën e 76.

Pas vetëm tre minutave Arsenali e riktheu epërsinë përmes Ramseyt, që doli të ishte edhe goli i fitores.

I plotë në këtë përballje ishte edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në radhët e Arsenalit.

Artikulli paraprakBologna pësoi nga kampionët në ndeshjen e fundit të sezonit
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Barcelona – Alaves