Arsenali është shumë afër synimit të madh, vendit të katërt që ia siguron Ligën e Kampionëve.

Pas triumfit 2-1 ndaj Leeds United, skuadra londineze përfocoi pozitën e katërt, dhe këtë ia mundësoi sulmuesi i talentuar Nketiah me dy gola të shënuar, kurse mysafirët vetëm e zbutën epërsinë me golin e Llorente, andaj futet në zonën e kuqe me këtë humbje, pasi Evertoni fitoi te Licester City.

Skuadra e famshme nga qyteti i Liverpool, mori pikët ndoshta më të rëndësishme deri tash, duke fituar në udhëtim te Leicester City 1-2, me golat që i shënuan Mykolenko dhe Holgate, kurse vendasit nuk bënë më shumë se një gol përmes Daka. Përkundër fitores, edhe më tutje Evertoni është në rrezik.

Në ndeshjen e fundit West Ham shënoi fitore 0-4 te Norwich City. Aty gola i shënuan, Benrahma dy herë, Anthonio dhe Lanzini. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here