Arsenali thyen 5-0 Crystal Palace në Emirates Stadium, duke siguruar tripikëshin e parë në kampionat për vitin 2024. Suksesi me “manita” ka ngjitur përkohësisht nënkampionët e Anglisë në vendin e tretë me 43 pikë. Dy më pak se Liverpooli kryesues, që ka luajtur një takim më pak.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për skuadrën e Mikel Artetës, që iu fal dy golave të qendërmbrojtësit Gabriel. 26-vjeçari brazilian u shfaq në rolin e mbrojtësit, duke realizuar dy golat e Arsenalit në fraksionin e parë të takimit.

Crystal Palace protesoi te goli i dytë për faull ndaj portierit, por VAR-i konfirmoi rregullsinë e golit të Arsenalit. Goli i tretë erdhi pas një ore lojë. Kundërsulm i vendasve, asist i Gabriel Jesus dhe finalizim i bukur i belgut Leandro Trossard.

Në fund Gabriel Martinelli “show”. Sulmuesi brazilian realizoi dy gola identikë në minutat shtesë të sfidës, duke kompletuar triumfin me “manita” për skuadrën e Mikel Artetës.

Artikulli paraprakPrishtina fituese e Superkupës së Kosovës
Artikulli tjetërDortmundi bindës ndaj Koln, Freiburg i sigurtë