Fitoi, por me fat dhe me gabim të gjyqtarit. Arsenali fitoi tri pikë të mëdha në udhëtim te Burnley me golin që e shënoi në minutën e 93 “me dorë” qendëmbrojtësi francez Laurent Koscielny. Ankesat e futbollistëve vendas ishin të kota, por me të drejtë pasi vërehet shumë mirë sesi Koscielny e preku topin me dorë për të përfunduar në rrjetë, dhe menjëherë gjyqtari kryesor e përfundoi lojën.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me vetëm 2 pikë më paak se lideri Manchester City.