Arsenali e nis fitore sezonin e ri në Premier League, duke e mposhtur 2-1 Nottingham Forestit në “Emirates”. Një fitore e ngushtë, që nuk reflekton dominimin në lojë dhe rastet e shumta që krijuan “topçinjtë”.

Skuadra e Artetës e pa veten në epërsi të dyfishtë pa pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë falë golave të Nketiah dhe Sakah, njëri më i bukur se tjetri.

U dha përshtypja se “topçinjtë” do të shënonin gola të tjerë për një fitore me të thellë, por ndodh krejt e kundërta.

Në minutën e 82-të miqtë i kapën në befasi vendësit falë një kundërsulmi vrastar, por më pas nuk pati më ndryshim rezultati.

Arsenali mori tri pikët e para, por përtej volumit të lojës dhe rasteve të shumta të krijuara tregoi mangësi në finalizim, duke shpërdoruar mundësi të shumta për të mbyllur ndeshjen më herët.

Artikulli paraprak“Bayern, më vjen keq”, portieri spanjoll zgjedh kalimin te Real Madrid
Artikulli tjetërBraziliani i diskutueshëm i United fluturon për në Turqi