Me 17 fitore radhazi, 12 prej të cilave në kampionat, Manchester City është shkëputur në krye të renditjes së Premier League dhe ka vrarë garën për titullin kampion, teksa dilema e vetme tani është kush do të ndalë ecurinë pozitive të “citizens”.

Pas sfidave ndaj Tottenhamit e Evertonit, të besuarit e Pep Guardiolës do të udhëtojnë sërish drejt Londrës, këtë herë për t’u përballur me Arsenalin, ndoshta i vetmi kundërshtar që në letër mund t’u hapë punë.

“Topçinjtë” drejtohen nga Mikel Arteta, ish ndihmës i Guardiolës te “citizens”, i cili i njeh mirë sekretet e mësuesit të tij, por edhe të futbollistëve kundërshtarë, ndaj do të provojë t’u ndalë vrullin sot.

Për më tepër, Arsenali ka mbetur shumë mbrapa në renditje dhe është e dënuar të fitojë sa më shumë ndeshje, për të siguruar të paktën një vend në zonën europiane të renditjes, pasi në të kundërt sezoni mund të quhej i dështuar.

Interesant është fakti se 7 përballjet e fundit për kampionat janë fituar nga Manchester City, që sot ka në dyshim lojtarin më në formë të momentin, mesfushorin turko-gjerman Ilkay Gundogan, i cili ka shënuar shpesh në javët e fundit.

Sfida mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të startojë në orën 17:30 në “Emirates Stadium” dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport 1, ndërsa në mbrëmje do të vijë edhe përballja tjetër e kampionatit anglez, ajo mes Manchester United dhe Necastle.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here