Londinezët e Arsenal nuk ishin viteve të fundit dhe nuk do të jenë mesa dukët as këtë edicion skuadër e denjë për titull në Premier League, pasi sonte për pak sa nuk pësuan nga Bournemouth, por me shumë fat arritën një barazim prej 3:3.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kombshme për të përzgjedhurit e Arsene Wenger, pasi pas 21 minutave lojë e panë vetën në disavantazh prej 0 me 2 me golat që shënuan Daniels dhe Wilson.

Në pjesën e dytë u mendua që “topçinjët” do të rikthehen shpejt në lojë, mirëpo Bournemouth shënoi edhe njëherë përmes Fraser.

Duke shikuar rrjedhojën e lojës, Arsenal në fund të ndeshjes arriti të nxjerrë një barazim, pasi shënoi dy gola të shpejt përmes Sanchez dhe Perez, kurse më pas rezultatin 3 me 3 e vulosi Giroud.

Pas kësaj pike të fituar me shumë fat ndoshta edhe me ndihmen e gjyqtarit, pasi kartoni i kuq për vendasit ishte shumë i dyshimt, Arsenal mbanë pozitën e katërt me 41 pikë.

Artikulli paraprakInter fitoi Trofeo Casinò Marbella, Batigol shënoi
Artikulli tjetërNostalgji për legjendat: Kjo 11-tshja e ëndrrave nga sezoni 2004/05 [FOTO]