Arsenal bind me 10 lojtarë ndaj Burnley në takimin e javës së 12-të të Premier League, të cilin “Gunners” e fituan me rezultatin 3-1.
Takimi u zhbllokua në minutën e 45+1’ nga Trossard, që kaloi ekipin e Artetës në avantazh.
Miqtë reaguan dhe gjetën barazimin në minutën e 54’ me Brownhill, megjithatë vetëm tre minuta me pas Saliba riktheu avantazhin te Arsenali.
Vendasit vazhduan me sulmet dhe në minutën e 74’ Zinchenko realizoi golin e tretë për skuadrën e tij. Takimi u shoqërua edhe me tensione, ndërsa Viera u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83’, duke lënë “Gunners” me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.

Pas raundit të 12-të të Premier League, Arsenal ngjitet në vend të dytë me 27 pikë, teksa Burnley renditet në vend të 19-të ose të parafundit me katër pikë.
Manchester United fiton minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Luton. Pjesa e parë e sfidës së zhvilluar në “Old Trafford” u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 59’ që të zhbllokoj takimi.
Pikërisht pas rreth një ore lojë, Lindelof gjeti golin e avantazhit dhe të tri pikëve për “Djajtë e Kuq”?>
Pas kësaj jave, Manchester United renditet në vend të gjashtë me 21 pikë, teksa Luton në vend të 17-të me gjashtë pikë.
Everton fiton me rezultatin 2-3 në transfertën e Crystal Palace. Miqtë zhbllokuan sfidën që në minutën e parë me Mykolenko, megjithatë vetëm katërt minuta më pas vendasit barazuan, me Eze që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 49’ Doucoure realizoi golin e dytë për Everton, por në minutën e 73’ Edouard i dha barazimin ekipit të Crystal Palace.
Në fund llogaritë u mbyllën nga Gueye që realizoi golin e fitores për skuadrën e Everton.
Pas kësaj përballje, Crystal Palace renditet në vend të 12-të me 15 pikë, teksa Everton në vend të 14-të me 14 pikë.