Kush e di mirë gjuhen angleze mund të kënaqet me këtë shaka të bërë në adresë të Arsenalit apo më saktë të trajnerit francez, Arsene Wenger, sesi mundohet të transferojë një futbollist e në të shumtën e rasteve i humbë vetëm për shkak se dëshiron të blejë me shifra më të vogla.
Rasti i fundit me shqiptarin Shkodran Mustafi është bërë me humor të zi britanik ku përshkruhet bisedimet e transferimit, dhe si prishet marrëveshja edhe atëherë kur pala e dytë pranon ofertën.