Suksesi i fundit në finalen e FA Cup ndaj Chelseat, duket se i ka bindur drejtuesit e klubit, për t’i dhënë një tjetër shans 67-vjecarit Arsene Wenger, i cili nuk e fiton Premier Leaguen që nga viti 2004. Prej 21 vjetësh trajner i Arsenalit, Wenger parakalohet vetëm nga Sir Aleks Ferguson, i cili mbretëroi për 27 sezone në krye të “Djajve të Kuq”. Mesatarja e tij e tij është 2 pikë për ndeshje, që kur mori drejtimin e skuadrës në vitin 1996. Në këtë lloj klasifikimi, ku janë marrë në konsideratë tekniket me mbi 50 ndeshje në Premier League, para tij janë vetëm Sir Aleks Ferguson, Carlo Ancelotti, Jose Mourinho dhe Roberto Mancini. Përvec këtij sezoni, nën udhëheqjen e francezit, Arsenali ishte kualifikuar gjithmonë në Champions Leuage, por pa mundur në asnjë rast që ta fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube. Në 2006 shkoi deri në finale, ku u mposht nga Barcelona, ndërsa nga sezoni 2010-2011 është eliminuar gjithmonë në fazën e 1/8 ave.

Arsene Wenger nuk është një trajner që nuk shpenzon para. Me të në stol Arsenali ka harxhuar gjithsej për blerjen e 162 futbollistëve 700 milionë Paund, një shumër kjo shumë e vogël krahasuar me paratë që kanë investuar skuadrat e të njëjtit nivel. Vetëm në dy raste, Topcinjtë kanë shpenzuar më shumë se 60 milionë Paund në merkato. Me cështjen e trajnerit të zgjidhur, tel Arsenali duhet të vendosin per disa lojtarë që janë në përfundim të kontratës, si Santi Cazorla apo Yaya Sanogo, ndërsa në fund të sezonit të ardhshëm topcinjtë mund të humbasin Sanchez, Ozil, Ramsey, Oxlade-Chamberlain, Gibbs, Mertesaker, Jenkinson, Wilshere, Campbell dhe portiere Szczesny, atktualisht i dhënë në formë huazimi te Roma. Me Wenger ne stol, askush nuk duhet te shqetesohet./Korneri.net.

Artikulli paraprakVaki shqiptare: Klubi i famshëm edhe pse nuk do të luajë në Superiore, do të marrë pjesë në Europa League
Artikulli tjetërRaiola zbulon të ardhmën e Ibrahimovic…..