Martin Odegaard është duke shkuar në huazim te Arsenal, dhe klubi londinez do të paguajë Realin 2.8 milionë euro për një hua deri në fund të sezonit.

Arsenali nuk ka mundësi të blejë kontratën e mesfushorit norvegjez dhe Odegaard do të kthehet në Madrid në fund të sezonit, sepse nga vera e ardhshme klubi mbretëror do t’i besoj atij ose do ta shet diku për një shifër të mirë parash, përcjell Korneri.net

Odegaard ishte i huzuar te Real Sociedad, por që Reali deshti ta huazojë diku tjetër, në një kampionat jashtë Spanjës, në mënyrë që lojtari të merr përvojë edhe më të madhe nga kampionatet tjera, që sapo të kthehet në Madrid, nëse Zidane do t’ia besojë atij një vend në përbërje, të jetë i aftë dhe i gatshëm ta bëjë dallimin në fushën e lojës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here