Ka një arsye pse Granit Xhaka po vuan për të gjetur vend në formacionin e parë te Arsenali, kjo për shkak të alternativave të shumta që ka në skuadrën londineze Arsene Wenger.
Blerja më e shtrenjtë “togjinjëve” ka shënuar disa gola të bukur, por sërish trajneri Wenger po i jep kohë të përshtatet me kampionatin e ri. Portieri Petr Cech, mendon se konkurrenca e shtuar sidomos në mesfushë, po i jep shumë opsione stafit teknik dhe po e bën Arsenalin një kandidat të denjë për trofe.
Arsenal fitoi 4-1 ndaj Sunderland në ndeshjen e fundit, ku mes shënuesve ishin dhe mesfushorët ofensivë Ozil dhe Chamberlain. Pikërisht një rivalitet i tillë do të duhet edhe për të përballuar fushata si Liga e Kampioneve, Premier si dhe dy kupat e Anglisë.
“Mesfusha jonë aktuale i mundëson trajnerit të zgjedhë mes kualitetit. Ne kemi konkurrencë për çdo vend dhe kjo është fantastike sepse e bën çdo lojtar të japë maksimumin e të jetë në gatishmëri. Po ecim mirë në Champions dhe në kampionat e shpresojmë që të lëmë pas fatin e keq që na përndoqi vitin e kaluar me dëmtimet”, tha portieri çek.
Arsenal është aktualisht në një kryesim të trefishtë në Angli me Manchester City dhe Liverpool, ndërsa mban vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve.