Java e 12 e kampionatit anglez është hapur me super sfidën midis Arsenalit dhe Totenhamit. Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” ka përfunduar me rezultat 2-0 për ekipin vendas.

Me këtë fitore Arsenal e sheh veten më pranë kryesuesve të Premier Ligës, ndërsa Tottenhami vazhdon serinë negative në kampionatin anglez. Në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në kampionat, Tottenham ka humbur 2 ndeshje dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 të tillë, ndaj Crystal Palace.

Ajo që bën më shumë përshtypje deri në këto momente është se Arsenali nuk thyhet asnjëherë në shtëpi. Në 6 ndeshjet ë zhvilluara deri tani, teksa numërojnë pikë të plota në të gjitha takimet.

Serinë e golave në takimin e sotëm e ka hapur mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi duke i hapur rrugën golit të Sanchezit dhe fitores së Arsenalit. Dy goditjet e vetme në pjesën e parë për ekipin pritës, mjaftuan për të realizuar në po aq herë duke e mbyllur kështu sfidën që në 45 minutat e para

Artikulli paraprakKampioni aktual po rikthehet në krye të Superligës
Artikulli tjetërMan City i pa përmbajtshëm, Chelsea fantastike