Mbrëmje e rekordeve dhe spektakleve në Ligën e Kampionëve.

Ishte një breshëri golash të realizuar gjatë kësaj faze të grupeve të ngjarjen më prestigjioze në futboll, pasi vetëm në mbrëmjen e së mërkurës u shënuan 33 gola, ndërsa nëse i llogarisim edhe golat e një mbrëmje më herët ku u shënuan 17, atëherë i bie që për dy natë të shohim saktësisht 50 gola, shkruan Korneri.net.

Por, a e dini se ky edicion apo kjo fazë e garave ka sjell më së shumti gola në histori të kësaj gare. Në total janë realizuar 306 gola, apo edicioni më efikas ndonjëherë, pasi asnjëherë nuk e kishte kaluar këtë shifër magjike. Paris SG ishte skuadra më efikase me 25 gola, e ndjekur nga Liverpool me 23 dhe Real Madrid me 17 gola të shënuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakVëzhgues shqiptar për ndeshjen Rijeka – AC Milan
Artikulli tjetërTop-pesë lajmet e ditës në “Korneri”