Maurizio Sarri është vetëm një hap larg stolit të Chelsea-it. Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarsisht suksesit në FA Cup. Në orët e fundit agjentët e Sarrit, Pellegrini e Ramadani kanë takuar drejtuesit e Chelsea-it duke arritur marrëveshjen. Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin. Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.

Sipas informacioneve të fundit, Sarri tenton t’i merr me vete edhe dy lojtarët tjerë, Gonzalo Higuain nga Juventusi dhe Kalidou Koilibaly.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLeBron James i pandalshëm, e dërgoi finalen në ndeshjen e shtatë
Artikulli tjetërAllison te Reali? Mund të ndodh, por kërkesat janë të larta