Liverpooli fitoi ndeshjen e tretë radhazi në Premier League dhe brenda pak javësh katapultohet në zonën Champions, edhe pse ndjekësit më të afërt, Chelsea dhe West Hami kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi në frymën e fundit me përmbysje ndaj Aston Villas, që edhe pse kaloi e para në epërsi nuk mundi të dilte e pikë nga “Anfield”.

Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Ollie Watkins, që befazoi vendësit me një goditje të saktë brenda zonës. Liverpooli barazoi shumë shpejt me Firminhon, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik të Jotas, ndër ndërtimin e aksionit.

Gjithsesi, “The Reds” e gjetën golin e barazimin me Salah, që shtyu drejt portës topin kthyer nga portieri pas tentativës së Robertson.

Liverpooli e kërkoi me ngulm golin e fitores dhe e gjeti në minutën e parë shtesë me Trent Alexander-Arnold, që I dha një sinjal edhe trajnerit të Anglisë, Southgate, që e ndoqi nga afër këtë takim.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here