Duhet të kalojmë tutje.

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi, ka folur rreth shortit në Europa League, dhe kundërshtari të kaltër e bardhëve

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.

Artikulli paraprakGjilani dhe Prishtina i kuptuan kundërshtarët
Artikulli tjetërMilan, kontaktet e reja për Aurier kanë vazhduar