Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti do të vazhdojë të qëndrojë se skuadra e Torinos pasi trajneri Mihajlovic i ka premtuar më shumë hapësira në formacionin bazë.

Edhe pse gjatë verës Ajeti u prit me entuziazëm dëmtimi i tij e uli besimin e tifozëve por stafi drejtues ka vendosur t’i japë mbrojtësit një tjetër mundësi duke besuar te aftësitë e 23-vjeçarit, shkruan “Tutto Sport”.

Kohët e fundit Ajeti është përfolur për një largim të mundshëm nga Torino pasi disa skuadra të njohura janë interesuara për shërbimet e tij ndërsa Torino nga krahu tjetër e ka konsideruar lojtarin si të pashitshëm.

Artikulli paraprakRilind “Chapecoense”, transferon 20 futbollistë, të mbijetuarit i pret akoma në ekip
Artikulli tjetërFiorentina shumë afër fenomenit rumun