Foto Fabio Ferrari/LaPresse 22/08/2016 Torino, Italia Sport Calcio Torino FC - Allenamento al centro sportivo Sisport - Amichevole contro la squadra Primavera Nella foto: Ajeti Photo Fabio Ferrari/LaPresse 22/08/2016 Turin, Italy Sport Torino Fc - Training at the Sisport Centre - friendly match with Young Team. In the pic: Ajeti

Arlind Ajeti nuk po gjen hapësirë te Torino edhe pse është pjesë e skuadrës prej verës së kaluar. Mbrojtësi i Kombëtares është aktivizuar vetëm në ndeshjen e Kupës së Italisë me Pisa.

Sipas torinezes “Tuttosport” mund të ketë një zgjidhje për të, Palermo. Skuadra siciliane po përpiqet t’i shpëtojë rënies dhe sipas gazetës është një ide për një shkëmbim me Edoardo Goldaniga.

Një hipotezë e ngritur nga “Tuttosport”, që mund të jetë një zgjidhje për Ajetit, i cili shkëlqeu në finalet e Euro 2016, madje duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes në fitoren me Rumaninë.

Arlind Ajeti firmosi disa muaj më parë me Torino me shpresën për të qenë protagonist, por trajneri Sinisa Mihajlovic nuk e ka preferuar deri më tani. Arlind Ajeti u bë pjesë e Serie A në fillim të vitit të kaluar duke luajtur për Frosinone, që nuk i shpëtoi rënies, një kategori më poshtë.

Artikulli paraprakGalliani: “Milan si Rocky Balboa, humbje….”
Artikulli tjetërBarazim spektakolar i Chapecoense ndaj Palmeiras