Një çmim i madh para fundit të vitit 2020 e mori kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi.

Kapitenët e klubeve të HNL, e zgjodhëm Ademin futbollistin më të mirë të vitit. Në sondazhin e bërë nga pronari i markës HNL, HrvatskA Nogometna Liga dhe Hrvatski Telekom, Arijan Ademi 66 pikë, 20 më shumë sesa Mija Caktaš i vendit të dytë, përcjell Korneri.net

Secili kapiten zgjodhi pesë lojtarë që ata besonin se kanë treguar më shumë gjatë vitit që e lëm pas. ITë parit, në fakt më të merit  i dhanë dhjetë pikë secili, nsërsa të pestit nga  dy pikë. Pas mbledhjes së pikëve, Ademi u emërua lojtari më i mirë, duke marr 66 pikë nga 100 të mundshme.

Viti në të cilin kuronavirusi e paralizoi futbollin për Ademin do të mbetet i gdhendur si një nga më të suksesshmit në karrierën e tij. Me Maqedoninë, ai fitoi një vend në Euro, ndërsa në Dinamon hyri në histori duke thyer rekordin me  numrin e paraqitjeve në ndeshjet evropiane. Ai e drejtoi klubin në një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Në ceremoninë e zhvilluar në Sallonin Blu në Stadiumin Maksimir në përputhje me masat e përshkruara epidemiologjike, trofeu iu dorëzua fituesit nga iniciatori i aksionit, reporteri Silvijo Škrlec. Në vend të promovimit të zakonshëm para shtypit, trofeu për futbollistin më të mirë në vitin 2020 këtë herë iu dorëzua fituesit Arijan Ademi në ambientet e GNK Dinamo. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë presidenti i klubit Mirko Barišić, presidenti i bordit Vlatka Peras dhe anëtari i bordit Amra Peternel dhe trajneri kryesor dhe drejtori sportiv Zoran Mamić. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here