Argjentina ka barazuar 2-2 me Venezuelan në ndeshjen kualfikuese për botërorin e vitit 2018, duke dëshmuar edhe njëherë se pa Lionel Messi është vështirë të fitohet. Mund të thuhet se Argjentina kishte edhe fat pasi vendasit kishin epërsinë e dy golave të cilët i shënuan Juanpi dhe Josef Martinez, por Lucas Pratto dhe Nicolas Otamendi ia dolën që ta shpëtojnë Argjrntinën nga më e keqja.

Nga ana tjetër Brazili shënoi fitore 2-1 ndaj Kolumbisë që nuk ka fituar ndaj përfaqësueses “kariokre” në udhëtin të shtatë dekada. Anëtari i Interit, Miranda pas vetëm 120 sekondash lojë shënoi i pari, për ta barazuar rezultatin Marquinhos me autogol. Sigurisht, lojtari më i mirë brazilian Neymar realizoi golin e fitores dhe pozitën e dytë në grup pas Uruguajit.
Pikërisht Uruguaji shënoi fitoren më të thellë duke e deklasuar Paraguajin 4-0, me dy golat e super sulmuesit Edinson Cavani dhe nga një të Luis Suares e Cristian Rodriguez. Me këtë fitore Uruguaji pothuajse ka siguruar vend në Rusi 2018, edhe pse duhet pranuar se ka vetëm 4 pikë më shumë se Paraguaji që është në pozitën e gjashtë.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Kili-Bolivia 0-0 dhe Peru-Ekuador 2-1.
