Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj Uruguajit në ndeshjen e radhës kualifikuese për botërorin Rusia 2016.
Edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja palët përgjatë 90 minutave, një gol i Leo Messit në pjesën e parë doli të ishte vendimtari për fitoren e Argjentinës.
Menjëherë pas golit të Messit, Dybala ia vështirësoi punët Argjentinës pasi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me nje futbollistë më pak në fushë për me shumë se një gjysmëpjese lojë.