Ish trajenri i skuadrës së Gostivarit, Argjent Beqiri edhe zyrtarisht është trajner i Ferizajt, raporton klubi kosovar. Pas mosmarrëveshjeve që kishte klubi dhe trajneri i deritanishëm, Arsim Abazi, ky i fundit dha dorëheqje duke e lënë klubin në duart e Beqirit, i cili do të ketë punë të vështirë për ta mbajtur skuadrën në elitën e futbollit kosovar.