Superliga e Kosovës pritet të vazhdojë me ndeshje tejet interesante të xhiros 24-të.

Padyshim që përballja më e nxehtë në këtë javë pritet të zhvillohet në Mitrovicë, ku Trepca ’89 e pret skuadrën lidere, Dritën, shkruan Gazeta Sheshi.

Trepça ’89 do të mundohet që pikët maksimale të mbesin në ‘Riza Lushta’, pas rezultatit pozitiv që morën ndaj Gjilanit në udhëtim.

Ndërsa, Drita do të luftoj me të gjitha forcat që t’i arkëtoj tri pikë për të qëndruar edhe më tutje në pozitën e parë.

Por, skuadra gjilanase në këtë përballje do t’i ketë tri mungesa të mëdha.

Izair Emini, Ardian Cuculi dhe Bujar Shabani, janë mungesat që Ardian Nuhiu mund t’i sjellin kokëçarje.

Trepça 89 – Drita, do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00. /Gazeta Sheshi/

Artikulli paraprakZyrtare: Mungesë e madhe te Ballkani në ndeshjen ndaj Flamurtarit
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Flamurtari – Ballkani