Ka zëra që vijnë nga Spanja se trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique mund të largohet nga katalunasit në fund të stinorit. Kjo sipas mediave të atjeshme varet shumë edhe çfarë suksesi do të ketë Barcelona në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, dhe nëse dështon atëherë sigurtë Enrique do të përshëndetet nga klubi.

Nga ana tjetër besimet janë më të fuqishme se kjo mund të ndodh për faktin se zyrtarët e klubit blaugran nuk po ia vazjdojnë kontratën trajnerit dhe kjo situatë e bënë shumë interesante dhe të paqartë ardhmërinë e tij.

Emrat që po flitet se mund ta zëvendësojnë Enriquen në detyrin e të parit te Barcelona janë, trajneri aktual i Sevillas, Jorge Sampaoli dhe i holandezit Frank De Boer.

Artikulli paraprakGjysmëfinalja e madhe në Copa del Rey
Artikulli tjetërZyrtare: Trepça 89 përforcohet nga rivali lokal, vjen Hasan Hyseni