Kur më së paku pritej, kjo edhe ndodhi.

Ndodhi që Arbëria të merr pikë në Gjilan ndaj kampionës së Kosovës, FC Dritës duke luajtur 1-1, një pikë që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për skuadrën që drejtohet nga Arbnor Morina, dhe dy pikë të mëdha të humbura parë atë të Ardian Nihiut, shkruan Korneri.net

Vendasit ishin më të mirë këtë duhet pranuar, mirëpo nuk mjaftoi që të shënonte fitore, përkundër epërsisë me golin që e shënoi Kastriot Rexha nga penalltia.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të Dritës, Hamdi Namani shënoi autogol, që doli të jetë vendimtar përkundër se kishin mbetur edhe 15 minuta deri në fund.

Kështu, Drita shpellet kampione vjeshtore me 40 pikë, vetëm dy më shumë se Ballkani, ndërsa Arbëria do të dimëroj në pozitën e gjashtë me 21 pikë, por vetëm dy më shumë se Drenica që është në zonën e kuqe. /Korneri.net

Artikulli paraprakShorti i buzëqesh Milanit dhe Tottenhamit, “dridhen” Manchester United dhe Arsenali
Artikulli tjetërNdahen pikët në Mitrovicë