Serie A vazhdon të rritë numrin e shqiptarëve.
Fiorentina dhe Napoli janë në gjurmët e mesfushorit kosovar, Arbër Zeneli i cili ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme sivjet te skuadra holandeze Heerenveen, përcjell Korneri.net
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat janë bazuar në shkrimet e portalit suedez Boras Tidning. Kontrata e Zenelit me klubin holandez skadon në vitin 2019, por pa dyshim se në interesim nga dy klube të mëdha italiane dhe evropiane, është një nder i madh dhe rast unik për repezentuesin e Kosovës.
23-vjeçari ka shënuar 6 gola në 23 prezantime në Eredivisie. /Korneri.net