Real Madrid ka një marrëveshje të mbyllur me brazilianin Neymar. Futbollisti i PSG sezonin e ardhshëm do ti nënshtrohet disiplinës së klubit madrilen. Sipas raportimeve të bëra së fundmi nga gazeta ARA marrëveshja midis klubit dhe lojtarit është mbyllur dhe se pritet vetëm marrëveshja midis dy kuleve për tu bërë transferua.
El Mundo deportivo ka raportuar që sipas disa burimeve të veta, marrëveshja midis futbollistit dhe klubit është bërë përpara përballjes në sfidat e Champions League. Presidenti i Real Madridt Florentino Perez i ka bërë thirrje klubit parisien ti vendos një çmim futbollistit dhe të mos bëhet pengës për transferimin e yllit brazilian.
Sipas ARA drejtuesi “Los Blancos” nuk do të përballet me të njëjtën shifër që PSG u përballë verën e kaluar. kur e bleu prej 222 milion eurosh, ish sulmuesin e Barcelonës. Por se sa do të jetë shifra që klubi francez do të vlerësoj futbollistin e tyre akoma nuk dihet, ajo që është bërë me dije nga mediat franceze është se PSG dëshiron ta mbaj edhe një sezon tjetër Neymar dhe se atëherë mund të nisin negociatat.
Së fundmi sulmuesi brazilian sapo është rikthyer në Paris pas rikuperimit nga operacioni të cilit ju nënshtrua. Para disa ditësh Neymar ka deklaruar se është lodhur me komentet që qarkullojnë muajt e fundit për largimin dhe të ardhmen e tij.