Pas Milwaukee Bucks që refuzuan të luanin ndeshjen e tyre të pestë në play off NBA kundër Orlando Magic, Los Angeles Lakers ishin të gatshëm të bënin të njëjtën gjë kundër Portland Trail Blazers. Në fund, liga vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet që duhej të luheshin gjatë natës që e lam pas.
Per shkak te protestes se lojtareve te NBA pas dhunes e cila shpertheu ne SHBA si pasoj e vrasjeve racore dhe refuzimit per te luajtur sot, te gjitha ndeshjet ne programin e sotem jane anuluar. E njejta do te ricaktohet nga NBA.
Arsyeja për bojkotimin e lojtarëve të NBA është shembulli i fundit i brutalitetit policor kundër zezakëve në SH.B.A. Jacob Blake, një 29-vjeçar afrikano-amerikan, u qëllua në shpinë shtatë herë. Pas këtij rasti sërish nisi kaosi në Amerikë, dhe skuadrat në NBA, refuzuan të luanin. /Korneri.net