Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ka pranuar se para se të hidhte firmën në marrëveshje, po mendonte seriozisht që t’u jepte lamtumirën bluve londinezë.
“Pas një sezoni të vështirë, është me të vërtetë e rëndësishme të shohësh pas, të shohësh se si ka qenë sezoni dhe të reflektosh”, tregoi Conte në një intervistë për Daily Mail.
“Kjo ishte eksperienca ime e parë në Angli, një vend i ri, pa familjen time dhe dua të tregohem i sinqertë, ishte shumë e vështirë për mua dhe njerëzit më të afërt. Kur fiton, mendon se gjithçka është e thjeshtë, por nuk është kështu”.
“Vendosa që të vazhdoja te Chelsea pasi arritëm një akord të përbashkët mbi mënyrën se si shohim të ardhmen”. “Chelsea është një klub i madh, por nuk mund të bëjmë gabime, do të ishte e rrezikshme. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, përfundoi trajneri italian./Korneri.net.