Cilësia dhe dallimi skuadrave është si nata me ditën.
Nëse dikush mendon dhe e potencon se nuk po kemi kohë për stërvitje dhe përgatitje të shpeshta në mënyrë që të jemi deri diku të barabartë me kundërshtarët tanë në fushën e blertë, sigurisht se nuk merr vesh në futboll dhe është arsyetimi më palidhje që mund të ipet, shkruan Korneri.net
Kosova sado që mendohet se ka lojtarë cilësor e që sipas nesh nuk mund të kontestohet, cilësia e lojtarëve evropian është shumë larg, aq larg saqë nuk mund as të peshohet dhe bëhet ndonjë dallim.
Sa është Anglia me gjenerata të reja përpara, por jo vetëm Anglia, tregoi ndeshja e sontme në Prishtinë në kuadër të grupit 3 kualifikues për Euro 2021, me ç’rast Anglia fitio 0-6.
Anglezët në pjesën e parë ishin të qetë edhe pse patën raste, mirëpo për 15 minuta Kosova kapituloi katër herë. Anëtari i Arsenalit, Edward Nketiah, shënoi hat-trick të shpejt (një nga penalltia), për t’ia lëshuar rendin bashkëlojtarit të tij edhe te Arsenali, Reiss Nelson. Golin e pestë e shënoi Ryan Sessegnon i Tottenham kurse të fundit Jude Bellingham i Dortmundit.
Në pjesën e dytë Kosova apsolutisht nuk bëri asgjë, edhe pse në parën kanë mundur të shënonin. Anglia është e para në grup me maksimum 15 pikë nga pesë ndeshje, kurse Kosova është e katërta me 6 pikë. /Korneri.net